KH: Autoritetet t’i mbrojnë viktimat nga akti barbar i torturës

Gjatë vitit 2015, Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut ka sjellur 5 aktvendime- numër rekord, kundër Maqedonisë që i referohen Nenit 3 nga Konventa Europiane për të drejtat e njeriut- ndalimi i torturës, transmeton Portalb.

“Në të gjitha aktvendimet bëhet fjalë për torturime nga zyrtarë shtetëror, edhe përkundër faktit se këto raste kanë qenë të lajmëruara në prokurori, për ta nuk ka pasur hetime ose hetimet nuk kanë qenë efektive”, thonë nga Komiteti i Helsinkut.

Sot në ditën ndërkombëtare për mbështetjen e viktimave nga tortura, Komiteti i Helsinkut porosit autoritetet që ta njohin ekzistencën e torturës dhe të zhvillojnë politika për mbrojtje nga ky akt barbarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button