Bebet që ushqehen me gji deri në 6 muaj, sillen më mirë kur të rriten

Bebet të cilat janë ushqyer me gji deri në moshën gjashtë muajsh, bëhen më të sjellshëm si fëmijë, thonë studimet.

Ekspertët i kanë monitoruar sjelljet e 1500 fëmijëve nga mosha shtatë deri në njëmbëdhjetë vjeç.

Ata kanë zbuluar se foshnjat që janë ushqyer me gji vetëm gjatë muajit të parë të lindjes së tyre, ose më pak se aq, kanë më shumë probleme me sjelljen se ata fëmijë që janë ushqyer me gji deri në gjashtë muaj, shkruan gazeta britanike Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Studimi i realizuar nga Glasgow University në Skoci, ka analizuar sjelljet e fëmijëve në Afrikën e Jugut dhe po ashtu ka konstatuar se të ushqyerit me gji ka benefite përtej shëndetit fizik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button