Grujovskit i konfiskohet pasaporta

Përfundoi marrja në pyetje ndaj Goran Grujevskit në Gjykatën themelore shkupi 1. Gjykatësi i procedurës paraprake ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale Publike, e cila kishte kërkuar paraburgim për Grujovski dhe në vend të kësaj atij i është konfiskuar pasaporta. Goran Grujovski është i dyshuar për rastin “Fortesa” për shkatërrim të organizuar të pajisjeve për përgjim në Ministrinë e punëve të brendshme, transmeton televizioni 21.

Përveç tij në gjykat sot u paraqit edhe Ish-ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska. Edhe pse tre orë qëndroi në Gjykatë, marrja në pyetje u ndërpre sepse PPS-ja, e cila e ngriti rastin, kërkoi që gjykatësja Aleksandra Pop Stefanija të largohet nga rasti.

Jankullovska edhe një here e përsëriti se nuk ndjehet fajtore dhe akuzoi se PPS-ja është dorë e zgjatur e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button