11 milion amerikanë harxhojnë gjysmën e të ardhurave në qira

Shumë amerikanë janë duke luftuar për qira duke shpenzuar kështu gjysmën e të ardhurave të tyre dhe duke lënë anash shumë gjëra esenciale

Numri i qiraxhinjëve dedikuar të paktën gjysmës së tyre ka goditur një rekord të lartë prej 11 milion njerëzve në 2014, kjo bazohet nga Raporti i Strehimit të Kombit nga Qendra e Përbashkët për Studime të Banimit të Universitetit të Harvardit, transmeton 21Media.

Totali i 21.3 milionëve janë duke harxhuar 30% apo më shumë të pagesave për ta mbuluar qiranë.

Ekspertët e financave personale në përgjithësi sugjerojnë që buxhetin rreth 30% të të ardhurave mujore ta mbulojnë kostot e strehimit. Por kjo është e vështirë për ta bërë me çmimet e qirasë të cilat rriten më shpejt se rrogat.

Humbja e një porcioni kaq të madh të pagesave për të mbuluar banimin nënkupton cënimin e buxhetit në disa fusha tjera. Kur duhet të vendosni për një përqindje kaq të madhe të të ardhurave tuaja për ta lënë në qira, ju detyroheni të merrni vendime të vështira.

Kjo jo vetëm që nënkupton se duhet të shpenzoni më pak në gjëra esenciale si ushqimi, veshjet dhe kujdesi shëndetsorë por gjithashtu e bënë më të vështirë për të arritur sigurim financiar për të kursyer për ndonjë rast emergjent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button