Ministri Dalibor Jevtiq shfrytëzoi buxhetin e Kosovës për t’ua paguar serbëve rrymën

Ministri për Kthim  dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerrë vendim për pagesën e rrymës elektrike për disa qytetarë serb, duke u bërë pagesa nga kodet jo adekuate.

Kjo ministri ka shpenzuar para të buxhetit të Kosovës, për t’ua paguar disa serbëve shpenzimin e energjisë elektrike, shkruan ORAinfo.

Ky vendim i kësaj ministrie është vërejtur edhe nga Auditori i Përgjithshëm i cili sot ka publikuar raportin për këtë ministri.

“Ministri i MKK-së ka nxjerrë vendime më të cilat janë realizuar dy pagesa të rrymës elektrike nga 2,000€ për qytetarët. Realizimi i tyre ishte bërë nga kategoria ekonomike “Komunali”. Sipas ndarjeve buxhetore kjo kategori përdoret vetëm për mbulimin e shpenzimeve të institucionit; dhe pagesa në vlerë 595€ për “Furnizim për dru për ngrohje për të kthyerit” ishte bërë gabimisht në kategorinë e investimeve kapitale, përderisa sipas natyrës ky shpenzim i takon kategorisë subvencione dhe transfero”, thuhet në raportin e Auditorit.

Auditori ka vlerësuar si rrezikë se paraqitja jo e saktë e të dhënave në pasqyra financiare shpie në një keqkuptim të aktiviteteve financiare të MKK-së.

“Mos raportimi i drejtë zvogëlon efektivitetin e kontrolleve menaxheriale, si dhe ndikon në mbivlerësimin e njërës kategori dhe nënvlerësimit të kategorisë tjetër”.

Auditori ka rekomanduar Ministrin që të siguroj se janë forcuar linjat raportuese dhe stafi menaxhues dhe duhet të mbahet përgjegjës për cilësinë e regjistrimit dhe klasifikimit të saktë të shpenzimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button