Basha: Duam reformë për qytetarët, jo peshqesh për Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, në një deklaratë për shtyp foli në lidhje me reformën në drejtësi. Ai tha se PD kërkon reformë dhe drejtësi për qytetarët e jo peshqesh për Edi Ramën.

“Ne kërkojmë ta përfundojmë reformën në drejtësi, por ne kërkojmë drejtësi për shqiptarët dhe jo një peshqesh për Edi Ramën. Qëndrimi ynë mbetet zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Reforma do të bëhet vetëm sipas Komisionit të Venecias, dhe jo e kapur nga Edi Rama”, tha Basha.

Ai shtoi se me aktin e sotëm Edi Rama u vetëdenoncua si armiku i reformës, pasi duke çuar njëanshëm kërkesën për draftin që kap politikisht drejtësinë ka marrë përsipër dështimin e sigurt, shtyrjen me një vit të reformës dhe nga ana tjetër duke rrezikuar destabilizimin politik të Shqipërisë, transmeton tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button