Kurz: Evropa ka humbur kontrollin mbi krizën e refugjatëve

“Kemi humbur kontrollin”, deklaroi Kurz para takimit në Luksemburg.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz u paraqiti sot pasdite homologëve të tij në Bashkimin Evropian një projekt qeveritar kundër imigrimit të paligjshëm.

Ai shtoi se qeveria austriake është në pajtim me çështjen e refugjatëve.

“Ne besojmë se një zgjidhje evropiane është urgjentisht e nevojshme”, tha ai.

Projekti i krijuar nga vetë Kurz, nga ministri i Brendshem Wolfgang Sobotka dhe nga ministri i Mbrojtjes Hans Peter Doskozil, ka për qëllim të ndalojë refugjatët të cilët kanë arritur deri në Evropë të vazhdojnë lëvizjen e tyre më tej.

Kurz deklaroi se dhe shtete të tjera janë të hapura drejt këtij projektit. Sipas tij, pothuajse të gjithë personat me të cilët ai ka biseduar janë dakord se sistemi i tanishëm nuk funksionon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button