Kuvend: Në vend të Ivanovit fokus i debatit Taleski

Debati që po rrjedh tashmë katër ditë në Kuvend para votimit të impiçmentit të kryetarit Gjorge Ivanov, me propozimin e LSDM-së, përkrahur nga BDI dhe deputetët e pavarur, sot vazhdoi me fokus kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski, transmeton Portalb.

Ne debatin mes deputetëve, Talevski është mbrojtur nga VMRO-DPMNE derisa LSDM kategorikisht ka kritikuar të njëjtin.

“Është turp të mbrohet Taleski, krimineli. Duhet të keni turp ju që e mbroni. Si ka fituar në Manastir e dinë qytetarët. Ne në Manastir e dimë se ai është varrmihës i Manastirit dhe do të përfundojë aty ku e meriton, në burg”, potencoi Vasko Kovaçevski, deputet nga radhët e LSDM-së.

Kjo retorikë e revoltoi deputetin Ilija Dimovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ai e kujtoi Kovaçevskin se nuk e ka vendin në Kuvend, sepse populli nuk e ka dashur.

“Vasko, ti do të tregosh kush do të shkon në burg. Mos mendoni se ky popull do të qëndrojë në paqe dhe të shikojë se si po e dhunoni shtetin. Ju kur është dashur të merrni përkrahjen e qytetarëve të Manastirit nuk keni fituar dhe nuk duhet të jeni këtu”, tha Dimovski.

Taleski është njëri prej të dyshuarve në rastin “Transporter” që ka ngre Prokuroria Speciale Publike e që ka të bëjë me keqpërdorimin e fondeve për transportin e nxënësve në Manastir./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button