Prishtinë: Demarkacioni në kufirin Kosovë-Mali i Zi është në rregull

Qeveria e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa kumtoi se “as nuk mendon” të dorëzohet para kritikave rreth demarkacionit me kufirin më Malin e Zi.

Në Qeveri thonë se versioni aktual i kësaj marrëveshje është në rregull dhe se së shpejti do ta procedojnë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës, transmeton Bota Sot.

“Qeveria konsideron se e ka shtjerr këtë problem dhe ajo çfarë ka është thënë nga dy komisionet është se vija kufitare me Malin e Zi është në rregull”, ka thënë ndër të tjera këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu.

Abdullahu tha se çështja e demarkacionit shpejt do të procedohet në Kuvend.Përveç tri partive opozitare të cilat prej fillimit e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, tani zërat kundër kësaj marrëveshje janë rritur edhe në kampin e pozitës.

Shpejtim Bulliqi, Arben Gashi, Besa Gaxherri nga LDK dhe Xhavit Haliti, Nait Hasani, Adem Grabovci janë vetëm disa nga deputetët e këtij koalicioni të cilët kanë shprehur dyshime nëse do ta votonin këtë version të marrëveshjes për demarkacion më Malin e Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button