Gjuriq: Kosova për 50 vjet do të jetë si Shumadia

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në stilin e tij provokues kundër Kosovë, ka vazhduar akuzat kundër zyrtarëve të vendit tonë, transmeton Koha.net.

Ai, në një intervistë të gjatë për portalin serb Alo, ka thënë se nuk pse kundërshtohet nga Prishtina ndërtimi Luginës së Diellit në Mitrovicë. Në këtë lagje deri në vitin 2018 duhet të kthehen 1.500 serbë, transmeton Ora Info.

“Në Kosovë nuk janë kthyer as 2 për qind nga të shpërngulurve, e bëhet fjalë për njerëzit që edhe sipas rregulloreve të Prishtinës janë qytetarë të Kosovës dhe të kundërshtohet kthimi i tyre e të quhet ai kolonizim, është në kundërshtim jo vetëm me vlerat morale pro edhe logjikën elementare. Lagjja është një projekt gjithëpërfshirës, i pari i tillë në 16 vjetët e fundit nga Qeveria e Serbisë dhe e ka përkrahjen e institucioneve ndërkombëtare. Lagjja gjendet relativisht thellë n ë veri të Kosovës, ndoshta dhe për këtë arsye është në shënjestër të sulmeve shoviniste nga politikanë të Prishtinë e cila nuk e do kthimin, sepse këtë rajone kanë ashtë kontrollit, në komunën e Zveçanit, të rrethuar në të gjitha anët me vendbanime serbe. Pres që brenda dy vjetëve ta përfundojmë këtë projekt”, ka thënë Gjuriq, përcjell Koha.net, duke shtuar se Serbia ka shumë dëshirë që lagje për serbët të ndërtojë edhe në jug të Kosovës.

Në pyetjen se si e sheh Kosovën brenda 50 vjetëve të ardhshëm, ai ka thënë se “kur bisedoj me shqiptarë, gjithmonë u hem të jenë të urtë e t’i ruajnë fqinjët e tyre serbë dhe gjithmonë ua përkujtoj se në Kosovë gjatë 100 vjetëve të fundit shpesh janë zëvendësuar flamujt dhe se më së paku pesë- gjashtë dikush me kalë të bardhë ka kalëruar në Prishtinë, Prizren e qytete të tjera dhe kushdo që mendon se historia ka përfunduar në shkurt 2008, koha ka për ta përgënjeshtruar. Kosovën për 50 vjet e shoh si Shumadinë, të pasur të zhvilluar deh pakrahasueshëm më të qetë se sa që është tani”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button