Kapet një person me 25 litra raki kontrabandë
Policia në Leposaviq ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person i dyshuar i përkatësisë serbe.
Gjatë kontrollit në veturë policia ka gjetur dhe konfiskuar 25 litra raki dhe katër thasë me koncentrat pa dokumente, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Sarpel në Leposaviq, ndërsa me urdhër të prokurorit malli konfiskohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.