Ferid Agani nuk është më ministër

Ferid Agani zyrtarisht është liruar nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Me kërkesë të tij kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka firmosur dhe lirimin e tij nga posti që zotëronte.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me kërkesë të Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, e ka liruar atë nga kjo detyrë”, thuhet në njoftimin për media.

Këtë vendim, kryeministri Isa Mustafa e ka marrë sot, transmeton Albeu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button