Obama: Mësoni fëmijët tuaj të duan dhe të vlerësojnë dallimet

Presidenti amerikan Barack Obama u bëri thirrje prindërve që të mësojnë fëmijët të duan, mos të urrejnë dhe të vlerësojnë dallimet si diçka që duhet të kultivojnë e jo nga ato të kenë frikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e së shtunës Obama tha se ai mendonte shumë për prindërit të cilët fëmijëve të tyre duhej patjetër t’u shpjegonin për të shtënat në klubin e natës në Florida. Ai u ankua se heshtja në shenjë respekti pas të shtënave masive dhe vdekjeprurëse në muajt e ardhshëm do të pasojë heshtje dhe mosaktivitet i “pafalshëm”.

Në një mesazh në prag të Ditës së Babait, Obama thotë se rritja e fëmijëve në një ambient më të sigurt me më shumë dashuri në botë paraqet nevojën që prindërit të flasin për këtë por edhe mbi rreziqet të cilat i sjell koha e sotme.

Obama i quajti të shtënat në Orlando, të cilat vranë 49 persona si një “akt të terrorit dhe urrejtjes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button