Maqedoni, të mënjanohet qëndrimi në ambient të hapur prej orës 11 deri në orën 17

­ Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit, mënjanimi i qëndrimit në ambient të hapur gjatë periudhës prej orës 11:00 deri në orën 17:00, konsumimi i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, mënyra higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe mënjanimi i konsumimit të ushqimit që prishet lehtë, janë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë të cilat dje i theksoi në faqen e internetit www.toplotnibranovi.mk.

Për të sëmurët kronik rekomandohet rregullisht ta marrin terapinë e caktuar.

Këto masa ndërmerren pas temperaturave të larta të paralajmëruara, që do ta kaplojnë Maqedoninë deri të dielën, ndërkaq do të lëvizin në interval prej 35 deri 40 gradë Celsius. Rritje e dukshme e temperaturave pritet nesër dhe të shtunën, kur ekziston mundësia që i tërë territori i shtetit të kaplohet nga temperaturat nga faza e portokalltë, për çka Kinsitria e Shëndetësisë paralajmëroi se do të informojë vazhdimisht me rekomandime adekuate për mbrojtje nga moti i ngrohtë.

Gjatë ditës së sotme, vetëm rajoni juglindor do të kaplohet nga vala e ngrohtë nga faza e verdhë (alerte). Ky rajon i prëfshin qytetet Gjevgjeli, Kavadar, Demir Kapi, Shtip, Radovish, Strumicë dhe qytetet dhe vendbaniemt përreth, ku parashihen temperatura më të larta nga të zakonshmet për këtë periudhë të vitit. Nga Minsitria e Shëndetësisë rekomandojnë që qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e përgjithsme për mbrojtje nga temperaturat e larta. ab/hr/10:05

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button