Kriza në Greqi, të pastrehët mbërthejnë Athinën

Në pesë vitet e fundit grekët kanë luftuar me ndikimin e madh të krizës ekonomike e cila ka mbytur vendin. Me rroga dhe pensione të shkurtuara dhe grekë të papunësuar, shumë njerëz kanë humbur gjithçka, madje edhe çatinë mbi kokë.

Sipas një analize nga Strehimi i të Pastrehëve të Qytetit të Athinës (KYADA), 71 përqind e të anketuarve janë bërë pa shtëpi në pesë vitet e fundit. Pak më shumë se një e pesta e të anketuarve kanë humbur shtëpitë e tyre vetëm gjatë vitit të fundit.

Ekipi i Anadolu Agency (AA) doli në rrugët e Athinës dhe bisedoi me njerëzit që kërkojnë strehim në parqe dhe shtëpi të braktisura. Shumë prej tyre kuptohet ngurronin të japin detaje për atë se si kanë ardhur në këtë gjendje dhe se shumë prej tyre preferonin të mbetnin anonim.

Pavlos T. një ish-i punësuar 56 vjeçar në sektorin privat, tha se ka bërë gjumë të vështirë gjatë tetë muajve të fundit. “Humba punën në një fabrikë ku punoja këto gjashtë vitet e fundit”, tha ai. I divorcuar dhe baba, ai ka fituar 700 euro në muaj (784 dollarë), por nuk ka mundur të mbulojë shpenzimet me pagën e tij.

Humbja e punës po ashtu çoi deri te largimi i familjes së tij. “Fëmijët e mi jetonin me ish-gruan time. Unë vazhdoja t’i mbështesë aq sa mundja..pas kësaj nuk kishte mundësi, humba kontaktet me ta”, tha ai. Pavlos tani jeton në rrugët e Athinës, gjithmon duke ndryshuar lokacionin.

Studimi i KYADA-s zbulon se mbi 62 përqind e të pastrehevë të qytetit janë grekë, ku shumicë dërrmuese janë të gjinisë mashkullore. Giorgos’, 48 vjeç, edhe një ish-i punësuar në sektorin privat pranoi se ka qenë edhe përdorues droge. Në gjendje të varfër, Giorgos tha se ka shpenzuar të gjitha paratë për të marrë dozën e tij.

Ai nuk ka askënd për mbështetje, prindërit i kanë vdekur dhe nuk ka vëllezër e as motra. “Rrethanat më detyruan të jem këtu. Çfarë të bëjë”, pyet ai. Krahas faktit se ai jeton vetëm disa metra nga strehimi i caktuar, ai preferon të jetojë në rrugë.

Arsyeja për këtë siç thekson ai “Nevojitem të ndjek rregullat atje. Nuk do të jem në gjendje në çfarëdo kohe të dal jashtë dhe të gjejë dozën time”. Sipas studimit të KYADA-s, 41.2 përqind e të pastrehëve të anketuar deklaruan se janë edhe përdorues të drogës, një pakicë përdorues të alkoolit dhe 2 përqind keqpërdorues të të dyja substancave.

Studimi po ashtu zbulon se 57 përqind e të anketuarve ishin të moshës mes 35-55 vjeç dhe thuajse 30 përqind refuzuan të qëndrojnë në strehimore apo në ndonjë objekt tjetër të caktuar. Pothuajse gjysma e të anketuarve deklaruan se arsyeja që janë të pastrehë është humbja e vendit të punës.

Vetëm disa metra nga stacioni kryesor i metros në Syntagma Square, në një park të vogël një burrë i moshës mesatare, i cili refuzoi të jepte detaje për moshën dhe emrin e tij, ka ndërtuar një strehimore të vogël me kartona me qëllim që të qëndrojë i tharë gjatë ditëve me shi.

“Çfarë dëshiron të dish…si kam përfunduar kështu?. Jam i pastrehë tashmë mbi pesë vite…Kam qenë i hospitalizuar në klinikën psikiatrike dhe kur dola askush nuk ma hapi derën, madje as familja ime. Nuk kam punë, ndaj ha në strehimoret e komunës”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button