Puna e vështirë e punëtorëve të gurit të cilët mbajnë agjërim

Punëtorët e gurit në qytezën Ahlat të Turqisë edhe pse agjërojnë, punojnë në temperatura të larta në një punë të vështirë siç është thyerja e gurit, raporton Anadolu Agency (AA).

Punëtorët të cilët nxjerrin blloqet e gurëve Ahlat, gurë këto që ende përdoren dhe ruajnë pozicionin e tyre gjerësisht në ndërtime dhe restaurime edhe pse teknologjia ka përparuar bindshëm, nuk ngurojnë gjithashtu të mbajnë edhe agjërimin.

Punëtorët të cilët punojnë 10 orë në ditë në një temperaturë të lartë dhe me një çekiç rreth 5 kilogramësh, nxjerrin bukën e gojës nga guri.

Një nga punëtorët e gurit, Vejsel Erol tha për gazetarin e AA se punon në këtë gurore që nga ora 07:30 deri në orën 18:00.

– Gurët nxirren me anë të levave nga vendi-

Duke shpjeguar që pllakat e mëdha të gurit i nxjerrin nga vendi me anë të levave të mëdha të hekurit, Erol shprehet: ”Fillojmë punën në orën 07:30. Më pas vendosim gozhdët pllakave të gurëve dhe pllakat që nxjerrim nga këtu i dërgojmë në fabrikë për tu prerë. Punojmë deri në drekë dhe më pas pushojmë një orë. Ndërsa ditën e premte e bëjmë pushim. Për shkak se agjërojmë gjatë muajit të Ramazanit puna jonë këtu është më e vështirë. Ajo që është më e vështirë është etja për ujë, pasi punojmë në temperatura të larta. Uji është ai që na mundon më shumë. Ndonjëherë krijohet erë me pluhur. Edhe ajo na mundon shumë herë pas here.”

Ndërsa një tjetër punëtor guri, Ahmet Kılıçer tregon se punon gjatë gjithë ditës pa pushuar në kantierin e gurit.
“Nxjerr bukën e gojës prej 6 vitesh me këtë punë. Më parë vendosim pykat me çekiç dhe më pas i nxjerrim ato nga vendi me leva të mëdha. Për shkak se jemi me agjërim vështirësinë më të madhe e kemi për ujë”, tregon Kılıçer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button