Burimeve anonime nuk u lejohet të shpifin

[Recension: Maqedoni: Zyrtarë të lartë shqiptarë të përfshirë në skandale seksuale!]

Faktet janë themeli i një produkti gazetaresk. Sa më shumë fakte, aq më i besueshëm lajmi. Veç kësaj, faktet duhet të verifikohen. Me verifikim të fakteve cementohet saktësia e informacionit, por edhe kredibiliteti i medias. Andaj, ;shtë në interes të publikut, por edhe të vetë medias, të plasohen informacione të bazuara në fakte.

download (1)
Linku deri te artikulli origjinal:
 “Zyrtarë të lartë shqiptarë të përfshirë në skandale seksuale!

Data dhe koha e publikimit: 03.06.2016

Data e recensionit: 06.06.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Përmbajtja që po e recensojmë tenton që informacionin që e plason në publik ta verifikojë me një prononcim anonim, i cili siguron se në mesin e përgjimeve janë shumë biseda private, ku protagonistë janë qeveritarë dhe personalitete tjera publike.

““Ka edhe materiale të tilla, por ato nuk shikohen për shkak të privatësisë ose nuk do të bëhen publike asnjëherë, për shkak se cenojnë privatësinë e çdo personi publik. Siç e dimë, Zaev ka publikuar disa biseda që kanë të bëjnë me jetën private të personaliteteve publike”,- theksoi një përfaqësues i opozitës.”

Në raste të jashtëzakonshme, ose atëherë kur nuk mund të vijë deri te burimet në mënyrë të rregullt, gazetari mund të përdorë edhe burime anonime. Megjithatë, në këtë rast, me qëllim që produkti të dalë i saktë dhe i besueshëm, ai duhet të bazohet edhe në ndonjë burim tjetër, një mbështetje shtesë për atë që pretendon ta paraqesë si lajm, ndonjë dokument për shembull.

Në rastin konkret, tërë produkti është mbështetur vetëm në një burim anonim. Lajmi duhet të bazohet në dy apo më shumë burime. Lajmi fiton në besueshmëri dhe saktësi kur jep fakte me dokumente, siç është e nevojshme në tekstin që po e recensojmë. Në të kundërtën, bëhet sinonim i thashethemeve.

Në vend se të ishte marrë kjo parasysh dhe të vërtetohet informacioni, ky tekst përfundon me një informacion tjetër.

“Po ashtu jozyrtarisht mësohet edhe për skandale seksuale nëpër zyrat qeveritare, ku dyshimet janë edhe për zyrtarë shqiptarë.”

Kështu në vend se teksti të vuloset me provë shtesë dhe me saktësi, ai vuloset me një spekulim shtesë, po ashtu të pakonfirmuar. “Burimeve anonime nuk duhet tu lejohet që të ofendojnë ose të shpifin ndaj personaliteteve dhe institucioneve”, thuhet në doracakun për interes publik në gazetari.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button