OKB-ja dërgon ndihma humanitare në rajonet e rrethuara në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dërgoi ndihma që përbëhen nga 10 automjete në qarkun Hula të Homsit në pjesën e brendshme të Sirisë që është nën rrethimin e regjimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra të gazetarit të AA-së nga burimet lokale autokolona e ndihmave përbëhet nga 10 automjete në të cilat gjendet ushqim, pajisje elektrike dhe mjete për shpimin e tokës. Ndihmat u dërguan në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Siriane dhe Organizatën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Theksohet se ndihmat janë pranuar nga Këshilli i qytetit për ti shpërndarë tek popullata.

OKB-ja edhe më parë ka dërguar ndihma humanitare në rajonet Guta Lindore, Madaja, qarkun Zebedani të Damaskut, Fua dhe Kafra të Idlibit, Vaer dhe Hula të Homsit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button