Muhamed Ali mbulohet me trëndafila nga turma e njerëzve

Shërbimi memorial ndërfetar i Muhamed Alisë filloi në një arenë sportive në të cilën ishin të pranishëm njerëz të famshëm nga bota e shoubizit, politikanë dhe atletë.
Turma e njerëzve duartrokitën përderisa ish Presidenti Bill Clinton, një nga të pranishmit, arriti në memorial.

Hamzah Abdul Malik i udhëhoqi të pranishmit në recitimin e disa vargjeve të Kuranit, që ishin përkthyer nga Ayah Kutmah, transmeton Gazeta Express.

Udhëheqësit botëror dhe të famshmit morën pjesë në memorial për t’i dhënë nderimet e fundit legjendës së boksit Muhamed Ali.

Shërbimi memorial ndërfetar i Muhamed Alisë
Shërbimi memorial ndërfetar i Muhamed Alisë

Familja e legjendës, miqtë dhe të tjerët të mbledhur brenda, zunë 18,000 ulëse në shërbimin memorial për Muhamed Alinë.

Vetura që po mbante kufomën e boksierit më të famshëm të botës, e bëri rrugën e saj nga shtëpia e tij e fëmijërisë për në bulevardin që mban emrin e tij, me njerëz rreth rrugës duke brohoritur “Ali, Ali”.

Gjatë rrugëtimit të veturës, turmat e njerëzve e mbuluan atë me trëndafila të kuq përderisa vetura arriti në vendin final të pushimit të legjendës.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe David Beckham dhe Arnold Schwarzenegger, të cilët iu bashkuan 15,000 të tjerëve në shërbimin memorial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button