Egjipt, 22 anti-qeveritarë dënohen me burgim të përjetshëm

Njoftohet se një gjykatë egjiptiane ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm ndaj 22 personave që i konsideron si me pikëpamje anti-qeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga burime gjyqësore, Gjykata Penale e Gizas, në seancën që u mbajt sot për 36 të pandehur, ndaj 22 personave vendosi dënim me burg të përjetshëm, ndaj 6 të tjerëve dënim prej 3 vitesh, ndërsa 8 persona u shfajësuan nga akuzat.

Bëhet e ditur se mundësia për apelim është e hapur dhe se hapi i tillë mund të ndërmerret brenda 60 ditëve në vijim.

Në Egjipt gjykata në vitin 2013 kishte ngritur aktakuzë kundër 36 personave, prej të cilëve 12 ishin të arratisur, për “mbajtje pa leje të armëve, bombave të dorës dhe mjeteve të tjera shpërthyese, tentativë për vrasje të një personi, menaxhim të një grupimi të themeluar në kundërshtim me ligjet që është përpjekur t’i shkelë direktivat e kushtetutës, si dhe pengim i punëve të institucioneve shtetërore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button