Veseli: Kosova ka prioritet integrimin në familjen e madhe evropiane

Në kuadër të vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me kryetaren e Dhomës së Lordëve të Parlamentit Britanik, Baronesha D’Souza.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet që parlamentet e të dyja vendeve zhvillojnë midis tyre, si dhe për mundësitë e gjetjes së pikave të reja të bashkëpunimit në të ardhmen, transmeton Klan Kosova.

Kryeparlamentari Veseli e ka njoftuar Baroneshën edhe me të arriturat dhe zhvillimet aktuale në vend, duke rikonfirmuar prioritetet e institucioneve të Kosovës për fuqizimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik, integrimin në familjen e madhe evropiane, si dhe anëtarësimin në NATO.

Kryetari i Kuvendit e ka ftuar Baroneshën D’Souza për vizitë zyrtare në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button