OKB parapëlqen ndihmat humanitare përmes rrugëve tokësore në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se ende diskutohet për ndihmat humanitare përmes rrugëve ajrore në zonat që janë nën rrethimin e regjimit në Siri, porse parapëlqen ndihmën tokësore për shkak se është më efikase, më e shpejtë dhe më e lirë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së në Gjenevë, Ahmed Fefzi, në një deklaratë për gazetarë, tha se të dielën regjimit ia kanë dërguar kërkesat për dërgimin e ndihmave në zonat e rrethuara dhe se janë në pritje të përgjigjes.

Duke u shprehur se Daraya ndodhet vetëm 12 kilometra larg nga kryeqyteti Damask dhe se mund të dërgohen ndihma humanitare përmes rrugëve tokësore në qoftë se regjimi e miraton një gjë të tillë, Fevzi tha se “Ende diskutohet për ndihmat humanitare përmes rrugëve ajrore në zonat që janë nën rrethimin e regjimit në Siri, porse ne parapëlqejmë ndihmën tokësore për shkak se është më efikase, më shpejtë dhe e të lirë.”

Ndërkaq, zëdhënësi i Zyrës së Koordinimit për Çështje Humanitare pranë OKB-së, Jens Laerke, theksoi se kanë marrë “miratim të pjesshëm” nga regjimi për dërgimin e ndihmave humanitare dhe i bëri thirrje që të japë miratim të plotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button