Sali Berisha: Serbi provokoi, bravo Nuri Seferi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar boksierin shqiptar Nuri Seferi për fitoren e mbrëmshme ndaj serbit, Dusan Krstin, i cili sipas tij bëri provokim primitiv.

Seferi mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar në Zvicër e mposhti serbin Dusan Krstin, i cili arriti t’i bëjë ballë Seferit vetëm gjashtë raunde, transmeton Koha.net. Krstin kishte në gjoks tatuazhin e gjeneralit serb, Ratko Mladiq, i cili akuzohet për krime lufte.

“Urime Nuri Seferit, mirënjohjen më të thellë, suksese të tjera të mëdha Tysonit të shqiptarëve, që i dha dje disfatën e merituar serbit Dusan Krstin dhe provokimit të tij primitiv. Krstin u paraqit në ring me tatuazhin e xhelatit Ratko Mladiq në gjoks dhe mori atë që meritoi”, ka shkruar Sali Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button