Berisha: Pajisja e përgjimit hyri privatisht në Shqipëri

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar sërish sot lidhur me pajisjen e përgjimit që disponon Policia e Shtetit.

Sipas Berishës, burime të sigurta të tij e informojnë se kjo pajisje ka hyrë në Shqipëri privatisht, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit.

Ai i bën thirrje prokurorisë të hetojë këtë skandal të cilin Berisha e pagëzon si “Edvin Gate”.

Më poshtë reagimi i plotë i tij në Facebook:

Pajisjen pergjuese manjaku Edvin Shullazi e ka siguruar ne rruge private anti ligjore e antikushtetuese?

Te dashur miq, burime te sigurta informojne se pajisja me te cilen manjaku Edvin Shullazi, ka pergjuar qe nga fillimi vitit kundershtaret politik dhe te tjere, ka hyre ne Shqiperi ne menyre private ne thyerje flagrante te ligjeve te vendit dhe marreveshjes ndershteterore me palen italiane, ne kundershtim me cdo destinacion ligjor dhe kushtetues te saj.

Futja e pajisjeve te tilla ne Shqiperi mund te behet vetem ne perputhje me ligjet e vendit dhe per destinacion te percaktuar dhe te verifikueshem qarte. Policia nuk mund te kete kurre nje pajisje te tille pa lejen me shkrim te prokurorise dhe per destinacionin e mire percaktuar po nga prokuroria, pra per personat apo grupin kriminal qe pergjohet!

I bej thirrje prokurorise se shtetit te bashkrendoje punen per nje hetim te plote dhe te gjithanshem te ketij skandali te Edvin gait!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button