Në kufirin Sllovaki-Hungari plagoset një grua refugjate

Një grua refugjate siriane është qëlluar në kufirin e Hungarisë nga rojet kufitare sllovake, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se rojet kufitare sllovake në rajonin Velky Meder të Sllovakisë në afërsi të kufirit Sllovaki-Hungari kanë plagosur me armë një grua refugjate siriane e moshës 26 vjeç.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve të Sllovakisë (TASR) theksohet se gruaja e plagosur, emri i së cilës nuk bëhet ditur është futur në sallën e operacionit në spitalin Dunajská Streda, ku nga trupi i saj është nxjerrë një plumb.

Zëdhënësja e rojës së Doganave të Sllovakisë, Partricia Macikova, në një deklaratë tha se një automjet nuk i është bindur paralajmërimit “ndal” të rojeve kufitare sllovake të cilët ndodheshin gjatë një kontrolli rutinë në afërsi të pikës kufitare Medvedov-Vamosszabadi. Macikova më pas ka shpjeguar se rojet në detyrë fillimisht kanë qëlluar në ajër dhe më pas drejt automjetit, ku si rezultat është plagosur një grua siriane e cila ishte një prej personave në automjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button