Orav: Institucionet t’u shërbejnë interesave të të gjithëve
Institucionet duhet t’u shërbejnë interesave të të gjithë qytetearëve, porositi euroambasadori Aivo Orav gjatë fjalimit në konferencën e sotme “Dita e integritetit parandalim i korrupsionit dhe përpljasjes së interesave në njësitë e vetëqeverisjes lokale”.
“Vendi juaj për momentin po përballet me krizë serioze politike dhe krizë në raport me sundimin e së drejtës”, tha Orav, duke shtuar se përpjekjet e shtuara për luftë kundër korrupsionit në nivel qendror dhe lokal janë kyçe për përparimin e vendit. Për fat të keq, vendimi i kohëmëparshëm i presidentit Ivnaov për falje i minon këto përpjekje.
“Lidhur me atë, të gjitha institucionet shtetërore duhet t’i ndihmojnë Prokurorisë Speciale Publike (PSP) që ta kryejë punën e vet. Megjithatë, qytetarët e këtij vendi me të drejtë presin nga organet e veta për zbatimin e ligjit që ta zbatojnë drejtësinë dhe ta luftojnë korrupsionin. Këto institucione nuk duhet t’u shërbejnë interesave vetëm të disave, por të gjithëve”, potencoi euroambasadori Orav.
Zëvendësambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Helge Zander, tha se punë shumë me rëndësi për të gjitha partitë politike në vend është që të krijohet ambient për punë të papengueshme të PSPsë. “Një hetim i plotë për këtë është me të vërtetë gurthemel, në mëynrë që të kihet besim, stabilitet”, tha Zander, duke shtuar se Gjermania jep mbështetje për punën e papengueshme të PSP-së.