Sot vendoset për vizat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot pasdite në Bruksel do të pritet nga kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. Herën e fundit kur Mustafa ishte në Bruksel ishte takuar me komisarin për Çështje të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johanes Hahn, por jo edhe me kreun e Komisionit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, reformat dhe lufta kundër korrupsionit në Kosovë, luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit fetar, do të jenë ndër temat e diskutimeve krahas temës tashmë të pashmangshme, atë të liberalizimit të vizave edhe për qytetarët e Kosovës.

Kosova është i vetmi shtet në procesin e liberalizimit të vizave për të cilin Komisioni nuk ka dhënë as rekomandim e as që është përmendur ndonjë datë për heqjen e vizave për qytetarët e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button