LD: Arrestimi i protestuesve do ta përkeqësonte gjendjen

E drejtë kushtetuese, dhe njëra prej vlerave civilizuese është e drejta e protestës për shprehjen e revoltës ndaj pushtetit, reagojnë nga Lidhja Demokratike pas informacioneve se ka të arrestuar në mesin e protestuesve që protestojnë në Shkup, transmeton Portalb.

“Abolimi dhe mbajtja e zgjedhjeve pa pasur kushte e mbushën kupën e pakënaqësisë. Tentimet që nëpërmes frikësimit, apo arrestimeve të protestuesve shumë më tepër do ta ashpërsojnë gjendjen dhe mund të vijë deri te eskalimi. Gjykatat të mos bien pre e presioneve politike, por të vendosin sipas ligjit”, qëndron në reagimin e LD-së të Pavle Trajanovit.

Nga aty kërkojnë lirimin e Zdravko Savevskit nga “E majta”. Me qëndrim të njëjtë dolën edhe nga Partia Liberale dhe Organizata për Liri “Civil”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button