Koxias: Në këtë periudhë nuk do të bisedojmë për çështjen e emrit

Çështja e emrin nuk është temë e bisedimeve për momentin për shkak të krizës së brendshme në Maqedoni. Këtë e ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, përpara takimit të sotëm me shefin e diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki, njofton Portalb.mk.

Të dy ministrat janë takuar në margjinat e takimit rajonal për krizën e refugjatëve, i cili dje dhe sot është mbajtur në Selanik.

“Në këtë periudhë nuk do të bisedojmë për këtë çështje. Shteti fqinj është në krizë të thellë të brendshme, e cila duhet të merret parasysh dhe të ketë perspektivë për atë se sa është e mundshme që çështjet më serioze të zgjidhen”, nënvizoi Koxias.

­Në këtë takim, u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe përforcimin e bashkëpunimit në ballafaqimin me sfidat e përbashkëta siç është kriza e emigrantëve.

Në takim gjithashtu u bisedua edhe për takimin e ardhshëm për masat për ndërtimin e besimit i cili duhet të mbahet në fillim të javës së ardhshme në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button