Prokuroria e Belgjikës: Sulmuesit në Bruksel kishin planifikuar sulme në Paris

Prokuroria Federale e Belgjikës njoftoi se grupi terrorist i cili më 22 mars kreu sulmet në Bruksel ku mbetën të vrarë 32 persona, fillimisht kishte planifikuar të kryente sulme të reja në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftim thuhet se elementet nga hetimi dëshmojnë se “grupi terrorist fillimisht kishte pasur qëllim të kryejë sulm në Francë, por i befasuar nga shpejtësia e përparimit të hetimit ka sjellë vendimin që sulmin ta kryejnë në Bruksel”.

Organet hetuese kanë zbuluar një lidhje të ngushtë mes celulës e cila qëndron prapa sulmeve në Bruksel dhe grupit i cili kreu sulmet në Paris më 13 nëntor të vitit të kaluar ku mbetën të vrarë 130 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button