Kujdes: Mos ja bëni këtë foshnjës tuaj!
Mjekët australianë u kanë bërë thirrje të gjithë prindërve të fëmijëve të porsalindur të kenë kujdes me pasojat që mund të ketë lidhja dhe mbështjellja me pelena.
Praktika e lidhjes së bebes, shumë e ndjekur edhe në Shqipëri, mund të çojë edhe në nevojën për operacion në zonën e legenit.
Metoda e lidhjes së bebeve përdoret shpesh për t’ua qetësuar atyre dhimbjet e barkut dhe për t’i ndihmuar të flenë, madje shihet edhe si një mënyrë për të parandaluar vdekjen e papritur të tyre, shkruan Shekulli.
“Në komunitetin e mjekëve ortopedë të Amerikës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Australisë, lidhja e bebeve është një shqetësim në rritje. Ajo mund të çojë në zhvillimin e displazisë së legenit”, thonë ata.
Fëmijët duhet të jenë të lirë që t’i lëvizin këmbët dhe t’i përkulin në “pozicionin e bretkosës”, thonë mjekët./Albeu.com/