SASHK: Thirrja e Zaevit deri te sindikatat është precedencë

Sindikata e pavarur e arsimit, shkencës dhe kulturës (SASHK) në kumtesën e sotme deri te mediat shpreh habi, nga siç thuhet “deklarata e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev në lidhje me thirrjen e tij të sindikatave në njëfarë front popullor”.

“Deklarata e Zoran Zaevit është precedencë e paparë në veprimin politik, jo vetëm në shtetin tonë, por edhe më gjërë në Evropën demokratike. Precedencë, e cila nuk ka ndodhur që nga koha e bolshevizmit. E përkujtojmë se sindikatat, si organizatat të cilat ekzistojnë në të gjitha shtetet demokratike në botë, kanë fushën e tyre të veprimit, e cila aspak nuk është politikë partiake, ndërsa me dokumentet më të larta ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, si dhe me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë është garantuar liria e tyre e organizimit dhe veprimi i tyre i lirë në pjesën e të drejtave nga marrëdhëniet e punës. Sipas Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, përzierja në punën e tyre paraqet vepër penale”, qëndron në kumtesë.

Sipas SASHK-ut, në deklaratën e Zaevit janë bërë shkelje të rënda të disa ligjeve, ndërsa me thirrjen deri te mësimdhënësit dhe profesorët që të përfshihen në frontin e paralajmëruar popullor, drejtëpërdrejtë shekelet veprimi politik i ndaluar me ligj i të punësuarve në arsim në të gjitha shkallët.

“Sindikatat e Konfederatës së sindikatave të lira të Maqedonisë dhe Sindikatat e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë kërkojnë që kryetari i LSDM-së menjëherë të kërkojë falje”, thuhet në kumtesë. SASHK konsideron se Zaevi është një nga pjesëmarrësit dhe iniciatorët më përgjegjës për gjendjen e krizës në të cilën gjendet shteti dhe për këtë arsye nga ai pritet sjellje më e përgjegjshme e cila do të kontribuojë për dalje nga situata në të cilën është shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button