Golf R me 400 kuajfuqi debuton në qershor
Kompania Volkswagen prezantoi konceptin Golf R 400 para dy vjetësh dhe raportohet se ky koncept së shpejti do të debutojë si model.
Nuk ka asgjë zyrtare por Volkswagen ka paralajmëruar një befasi për 40 vjetorin e Golf GTI-së. Dominik Hoberg nga VW ka thënë se “befasia” do të jetë diçka e shpejtë, e cila do të prezantohet në muajin maj ose qershor.
I prezantuar në vitin 2014 gjatë panairit të veturave në Pekin, Golf R 400 ka dizajn agresiv dhe motorin turbo 2.0-litra me katër cilindra që ka kapacitetin e 400 kuajfuqive.
Motori është lidhur me gjashtë shpejtësi DSG dhe sistemin 4Motion që ia mundëson veturës që shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 3.9 sekonda.