Gjykimi “Kumanova”, avokati: Deklaratat e policëve në favor të mbrojtjes

Kanë dëshmuar edhe 4 pjesëtarë të policisë, si dëshmitarë të mbrojtur në seancës e sotme gjyqësore për rastin “Lagjja e trimave- Kumanovë”, raporton Portalb.

Edhe sot seanca ka qenë e mbyllur për publikun. Në deklaratën e tij për Portalb avokati mbrojtës Naser Raufi ka thënë se dëshmitë e policëve janë në favor të palës mbrojtëse.

“Nuk mund të them se çka kanë thënë, por në favor tonin janë deklaratat e policëve. Derisa dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur pjesëtar të policisë seancat do të jenë të mbyllura”, tha për Portalb avokati Raufi.

Sipas aktakuzës, në rastin “Lagjja e Trimave- Kumanovë” 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë.

Seanca e radhës është caktuar më 11 prill (e hënë)./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button