Kekenovski: LSDM patjetër t’i tërheqë anëtarët e KSHZ-së

Me paralajmërimin për bojkot të zgjedhjeve, LSDM-së tani i qëndrojnë në shërbim të gjitha opsionet. Ata patjetër t’i tërheqin të gjithë njerëzit e tyre, si në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, ashtu edhe në nga bordet zgjedhore, thotë profesori universitar Jove Kekenovski nga radhët e partisë FRODEM, transmeton Portalb.mk.

“Këtu kemi edhe rrezik, me vetë atë që t’i tërheqin njerëzit, do t’i lënë hapësirë VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për manipulim të plotë. Por, megjithatë është e mundur që të mos del numër i konsiderueshëm i votuesve, gjegjësisht të dalin nën 50%, dhe kështu do të vihet në pikëpyetje legjitimiteti i atyre zgjedhjeve. Tani kemi situatë të palakueshme, kur ministrat e LSDM-së kanë ofruar zgjedhje, ndërkaq kryeparlamentari të njëjtat nuk ua pranon, gjegjësisht, qëllimisht mbahen në funksion për t’i realizuar skemat e pushtetit. Tani ministrat e LSDM-së nuk duhet të shkojnë në punë dhe nuk duhet më marrin rrogë, që të mos thotë VMRO-DPMNE-ja pastaj që i bojkotojnë postet a marrin rrogë”, thotë Kekenovski.

Megjithatë, profesori Kekenovski, vlerëson se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, përcjellë Portalb.mk.

“Mendoj që pa opozitën nuk do të mbahen zgjedhjet, por do të ketë trysni ndaj bashkësisë ndërkombëtare që me intervenimin e tyre të shtyhen për 15 ose 20 ditë, që në atë rast LSDM patjetër të pajtohet me të”, vlerëson Kekenovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button