Vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Lagjja e Trimave”

 

Të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” sot do të dalin përsëri në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Sot duhet të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar, njoftonPortalb.

Sot duhet të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar. Seanca e kaluar u shty për sot për shkak të problemeve teknike në gjykatë.

Sipas aktakuzës 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë. Seanca e fundit u mbajt më 11 shkurt.

Përndryshe, avokatja mbrojtëse, Artene Iseini – Ademi në deklaratën e saj dhënë për Portalb, tregon se pas dëgjimit të dëshmitarit të parë është ndërprerë seanca e fundit gjyqësore.

“Për shkaqe teknike është ndërprerë seanca gjyqësore dhe është prolonguar për 7 prill. Për shkak se ata janë dëshmitarë të mbrojtur nuk mund t’i komentojmë deklaratat e tyre. Edhe pse janë të propozuar nga Prokuroria Publike ne si avokat mbrojtës kemi të drejt të bëjmë pyetje të kryqëzuara”, ka thënë avojakatja Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button