KSHPK: Lista anketuese e Gruevskit është dorëzur me rregull në afatin ligjor

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit njoftoi se ish-kryetari i Qeverisë së RM-­së, Nikolla Gruevski pas ndërprerjes së funksionit në mënyrë të rregullt e ka dorëzuar listën anketuese për gjendjen e tij pronësore në afatin e përcaktuar. Komisioni me këtë i përgënjeshtron pohimet e dhëna në një lajm të publikuar në ditarin e një televizioni, me titull “Nga faqja e Komisionit antikorruptues u zhduk lista anketuese e Gruevskit”.

“Pohimet e theksuara në median e theksuar janë të pasakta dhe bëhet fjalë për mosnjohjen elementare të punës dhe veprimit të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit siç njoftoi edhe paraprakisht, përsëri potencoi se me futjen e të dhënave nga lista anketuese e dorëzuar për ndalimin e funksionit në bazën elektronike, sistemi në mënyrë automatike i heq të dhënat e publikuara në ueb faqen e KSHPK”, theksojnë nga Komisioni.

Nga KSHPK theksojnë se personi Nikolla Gruevski, ish­kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në mënyrë të rregullt e ka dorëzuar listën anketuese për ndërprerjen e funksionit në afatin e përcaktuar me ligj. Njëherësh, nga Komisioni theksojnë se në periudhën e kaluar, në vazhdimësi i kanë azhurnuar të dhënat nga listat e dorëzuara anketuese dhe njoftimet për ndryshime në gjendjen pronësore të personave të zgjedhur dhe të emërur dhe ato publikohen në ueb faqen e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button