FRODEM: Zgjedhje nuk duhet të ketë pa stabilizim minimal demokratik

Partia FRODEM vlerëson se nuk duhet të mbahen zgjedhjet përderisa nuk mundësohet stabilitet minimal demokratik dhe normalizim të Maqedonisë, njofton Portalb.

Sipas tyre, ajo nënkupton: Ndarja e partisë nga shteti, legjitimiteti i ligjeve dhe vendimeve politike, institucionalizimi dhe mbisundimi i të drejtës, zgjidhja e konflikteve në bazë të demokracisë, dialog dhe tolerancë dhe arritje konsensusi mes faktorëve politik.

“Nëse nuk krijohen kushte dhe nëse nuk garantohet se zgjedhjet do të jenë të besueshme nuk do të ndryshojë asgjë”, thonë nga FRODEM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button