IHPQM dhe QDZH: SHBA dhe BE të dalin me vlerësim për zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së mire dhe Qendra për Demokraci dhe Zhvillim në Maqedoni kërkojnë që përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së të dalin me vlerësim të përbashkët rreth gatishmërisë për të realizuar zgjedhjet e 5 qershorit, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, bazuar në situatën aktuale, nevoja për zgjedhje demokratike, kredibile dhe të pranueshme për të gjithë janë më se të nevojshme për Republikën e Maqedonisë e cila kalon krizën politike më të madhe që nga pavarësia e saj. Faktori ndërkombëtar, SHBA dhe Bashkimi Evropian gjithmonë kanë qenë përkrahës edhe në momentet më të vështira për vendin tonë andaj duhet të bëjnë këtë vlerësim.
“Vlerësojmë se realizimi i zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e të gjithë partive politike do thellojë krizën politike dhe do ta largojë vendin nga agjenda Euro-Atlantike. Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, kërkojmë nga përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së në Republikën e Maqedonisë të dalin me vlerësim të përbashkët rreth gatishmërisë për të realizuar zgjedhje te drejta dhe demokratike, të pranueshme nga të gjithë, vlerësim i cili do të jetë më se i rëndësishëm për institucionet, aktorët politike dhe qytetarët e këtij vendi.” Thuhet në kumtesën e përbashkët të IHPQM dhe QDZH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button