Kuvendi para shpërbërjes

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sonte në mesnatë duhet të shpërbëhet në bazë të vendimit të ndryshuar që e votuan deputetët më 23 shkurt të këtij viti. Parlamenti, siç është paraparë, pritet të shpërbëhet me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski, në intervistën televizive para dy ditëve deklaroi se sot shtëpia ligjdhënëse do të punojë normalisht, sepse më 7 prill Kuvendi do të shpërbëhet dhe, në pajtim me kompetencat e tij, ai do të shpallë zgjedhjet për datën 5 qershor.

“Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kushtimisht, mund të taktizoj në vend që më shtatë prill deri pesëmbëdhjetë prill ta nënshkruaj vendimin për shpërbërje dhe mbajtje të zgjedhjeve më pesë qershor, në mënyrë që t’i jap mundësi KSHZ­së për vazhdim, kushtimisht, të disa punëve nëse eventualisht nukl janë kryer.

Kjo ka të bëjë rreth pjesës së Listës zgjedhore, sepse shumë aktivitete në KSHZ gjatë zbatimit të zgjedhjeve varen nga dita e nënshkrimit të vendimit për shpallje të zgjedhjeve nga ana e kryetarit të Kuvendit. Për atë arsye, unë pas shpërbërjes së Kuvendit do të bisedoj me kryetrain e KSHZ­-së dhe do t’ia ofroj atë obsion, në mënyrë që të kenë akoma më tepër kohë për t’i përfunduar punët që do të duhej”, tha Veljanoski.

Me marrëveshjen e Përzhinos të qershor/korrikut 2015 të arritur nga katër partitë më të mëdha politike VMRO­-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH me ndërmjetësim të BE­së dhe SHBA­së, u arrit që zgjedhjet të mbahen më 24 prill, por ky vendim ishte ndërruar me propozim të BDI­së, me mbështetje të VMRO­së. LSDM nuk votoi edhe pse kërkonte shtyerjen e zgjedhjeve, për, siç theksuan, mospërmbushjes së kushteve për zgjedhje të drejta, demokratike dhe kredibile. Shtyerja e zgjedhjeve ishte mbështetur edhe nga ambasadorët e SHBA­së, Xhes Bejli dhe të BE­së, Aivo Orav.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button