Respekti ndaj autorësisë, një prej shtyllave të gazetarisë

[Recension: Pse Prokuroria Publike nuk u mor me Mijallkovin? Përgjigjet Zvërlevski]

Plagjiatura për fat të keq po merr hov të madh në gazetarinë e vendit tonë. Ka shumë media që fare nuk e respektojnë mundin e kolegëve dhe përvetësojnë lajmet sikurse të jenë të tyre. I tillë është rasti me lajmin që po recensojmë. Teksti është produkt i një portali (portalb.mk), ndërsa në asnjë rast nga media, përmbajtjen e së cilës po e recensojmë, nuk është theksuar se nga është marrë lajmi.

Pse Prokuroria Publike Nuk U Mor Me Mijallkovin Përgjigjet Zvërlevski ALMAKOSLinku deri te artikulli origjinal: Pse Prokuroria Publike nuk u mor me Mijallkovin? Përgjigjet Zvërlevski

Data dhe koha e publikimit: 22.03.2013

Data e recensionit: 23.03.2013

Recensues: Benjamin Arifi

Të vetmin ndryshim që e ka bërë media në lajm është ndryshimi i fotografisë. Brendia e tekstit është e njëjta, ndërsa është ndërhyrë në dy raste, edhe atë për të mënjanuar fjalët “raporton Portalb”, si dhe në fund të tekstit, ku në përmbajtjen origjinale është nënshkruar se lajmi është produkt i portalit Portalb.

“Kur Prokuroria publike formoi organ për ndjekje të krimit të organizuar më vitin 2004 atëherë nuk ishte Sasho Mijallkov në ndonjë funksion e as që ishte i njohur për opinionin. Për rastet tjera ku paraqitet Mijallkov prokurorit Ilievski i merret e drejta të merret me atë lëndë. Kështu është përgjigjur prokurori publik Marko Zvërlevski në pyetjen gazetareske, se pse nuk kishte proces për rastin e Sasho Mijallkovit, ish drejtor i DSK-së, në lidhje me pronën e tij 1 milionëshe jashtë vendit. Dhe se, a ka të bëjë kjo për shkak lidhjeve familjare mes prokurorit Jovo Ilievski dhe Mijallkovit”

Kodi Etik i Gazetarëve, edhe atë Neni 12 i tij na mëson se “plagjiatura është e papranueshme në gazetari”. Këtë e saktësojnë më së miri edhe paragrafët 1,2 dhe 3 të Nenit 12.

– Mosrespektimi i të drejtave të autorit vlerësohet si shkelje e rëndë e rregullave të etikës.
– Nëse informacioni është marrë ose parafrazuar nga ndonjë media tjetër, vepër autoriale ose studim, burimi duhet të përmendet, në të kundërtën do të trajtohet si plagjiator, e jo për gazetar.
– Nëse për tekstin apo kontributin janë angazhuar më shumë gazetar ose bashkëpunëtorë kjo duhet të saktësohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button