Rrëmbyesi i aeroplanit egjiptian mbetet në arrest në Qipro për tetë ditë

Shtetasi i Egjiptit, i cili ka pranuar se e ka rrëmbyer aeroplanin e udhëtarëve të kompanisë Egypit-Air, duke e detyruar atë të ateroj në Qipro, do të mbetet tetë ditë në arrest, ka urdhëruar një gjykatë qipriote, transmeton rel njoftimin.

I dyshuari, i identifikuar me emrin, Seif Eddin Mustafa, 59 vjeçar, sot për të parën herë është paraqitur në një gjykatë në Larnaka të Qipros.

Ai ballafaqohet me akuza për rrëmbim, posedim ilegal të eksplozivit, dhe kërcënim për të kryer dhunë.

Rrëmbimi i djeshëm i aeroplanit ka përfunduar në mënyrë paqësore, pasi policia e arrestoi të dyshuarin, ndërsa të 72 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit në aeroplanin e tipit, Airbus A320, u liruan.

Derisa i dyshuari ishte kërcënuar se ka rrip eksplozivi për ta hedhur në erë aeroplanin, doli se ky pretendim ishte i pavërtetë.

Prokurori qipriot, Andreas Lambrianou, tha se i dyshuari i ka thënë policisë se “çka supozohet se do të bënte dikush, i cili për 24 vjet nuk i ka parë fëmijët dhe bashkëshorten, pasi qeveria e Egjiptit nuk e kishte lejuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button