Marshimi i dhimbshëm i fëmijëve të Idrizovës! 

Jo larg Shkupit, gjendet një fshat që quhet Idrizovë…Kur hyn në këtë fshat të duket vetja si në kronikat Speciale të CNN! Duket sikur më shpejtësi supersonike i ikën Shkupit të mbushur me statuja si dëshmi e dëshpëruar e kompleksit të autoktonisë, dhe shkon në një vend të çuditshëm!

Këtu në Idrizovë koha ka ndalur në Mesjetën e largët! Njerëz që janë të veshur të gjithë me rroba të zymta, aq sa krijohet iluzioni i një filmi bardh e zi! Pavarësisht që dielli lind edhe këtu në Idrizovë, ai është i ftohtë dhe çuditërisht i bardhë, aq i bardhë sa të shpon sytë!

Shikoj fëmijët e Idrizovës dhe më duket se drama frymon rrugëve të këtij fshati të trishtë. Takohem me disa banorë, ndër ta dhe Hoxha i fshatit, i cili me një urtësi për t’iu admiruar më thotë se nuk kanë as punë por mbi të gjitha Nuk Kanë Shkollë aty në Idrizovë!

vogëlushët e Idrizovës pas klasës së pestë duhet të udhëtojnë 5-7 km në ditë për të shkuar në mësim! Edhe fëmijët e Trubarevës, një fshati tjetër, po njësoj, nisen në pelegrinazh të mundimshëm ditor për t’u shkolluar!
Një vend i quajtur Koloni pret të munduarit! A ndërkohë në Shkupin e afërt vezullimi i fustaneve modern, sherri i shkollave të shtrenjta, vizionet politike për “aderim në UE” duken si barsoletë e shëmtuar para këtij realiteti që vret!
Për atë Zot shikoni këtë fshat se sa për dijeninë tuaj, aty jetojnë njerëz të mrekullueshëm, të barabartë me çdo qytetar të Maqedonisë, që meritojnë kushte minimale të jetesës që fatkeqësisht nuk i kanë…

Ministri i Arsimit edhe nga Senegali të ishte do kishte pak konsideratë për këta fëmijë që marshojnë përditë me km të tëra për të pasur shkollim…marshim i dhimbshëm i fëmijëve të Idrizovës në shekullin e 21-të…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button