Shteti që vuan nga mungesa e të burgosurve

Holanda po vuan nga një problem serioz, por tejet të pazakontë – nuk ka mjaftueshëm të burgosur për të mbushur burgjet e saj.

Të dhënat nga Ministria holandeze e Drejtësisë kanë sugjeruar së fundmi se shkalla e përgjithshme e krimit do të bjerë për 0.9 për qind në vit brenda pesë vjetëve të ardhshme, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Meqë një e treta e 13.500 qelive të saj të burgut nuk janë të mbushura, kjo do të thotë se pesë burgje do të përballen përfundimisht me mbyllje, ndërsa unioni i punëtorëve të burgut (FNV) druan se mbi 1.900 punëtorë burgjesh do të mbesin pa vendet e tyre të punës, me rreth 700 prej të cilëve do të shndërrohen në nëpunës “mobilë” të vendosur në më shumë se një lokacion.

“Më shumë se një e treta e burgjeve nuk janë duke u përdorur dhe parashikimet flasin se gjërat vetëm sa do të bëhen edhe më keq”, ka thënë Jaap Oosterveer, një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button