Vazhdon gjykimi për “Kumanovën”, seanca me dyer të mbyllura

Katër pjesëtarë të njësisë speciale të policisë sot do të dëshmojnë, nën cilësinë e dëshmitarëve të mbrojtur në seancën e radhës të rastit të Kumanovës. Por, seanca do të jetë me dyer të mbyllura, pasi dëshmitë do të jepen nën emra të koduar,

Edhe këta dëshmitarë janë thirrur për llogari të palës së akuzës, dhe sipas të dhënave, bëhet fjalë për 20 syresh.

Ai duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit ka përshkruar edhe fqinjët e tij; Fadil Fejzullahu, Irfan Lutfiu dhe Besnik Ajdini.

“Fadil Fejzullahu është burrë i mirë, punëtor dhe i përkushtuar. Merret me blegtori. Irfan Lutfiu me fqinjët është i mirë, cdoherë i qeshur. Edhe Besnik Ajdini gjithashtu e kam fqi”, përfundoi Armend Sejdiu.

“Unë kam qenë në fshatin Orkoc, ora 5:15 vajza duke qarë më ka treguar se diçka nuk është në rregull në Kumanovë. Ora 10 e gjysmë kam ardhur në qytet, por lagjja ishte e rrethuar. Unë 3 ditë para ngjarjes kam shkuar në fshatë dhe s’kam vërejtur diçka të pazakont në lagje”, ka dëshmuar Sabit Sejdiu banor i lagjes së trimave- Kumanovë.

Duke u përgjigjur pyetjes së avokatit mbrojtës Asmir Alispahiq, Sabit Sejdiu ka potencuar se banorët e lagjes Irfan Lutfiun e njohin si djalë i urtë dhe i mirë.

Nga ana tjetër, të dëmtuarit në rastin “lagjja e trimave- Kumanovë”, familjarë të policëve të vrarë, kanë dëshmuar se i bashkëngjiten përndjekjes penale dhe se do të kërkojnë dëmshpërblim.

Në seancë nga të dëmtuarit që do t’i bashkëngjiten përndjekjes penale ishin: Aneta Stojmenoviq, Maja Samoilovska, Verica Kuzmanovska, Vaso Serafimovski, Biljana Ilievska Valentina Stojanova- Ivanoviq, Snezhana Rangjelloviq dhe Nijazi Osmani.

Edhe kësaj here familjarët e të akuzuarve nuk e ndjekën seancën plenare. Ata vazhdojnë ta shprehin revoltën për shkak kufizimi të numrit të familjarëve për ta ndjekur të njëjtën. Gjykatësja Verka Petrovska që nga seanca e fundit ka njoftuar se 15 familjarë mund të hyjnë dhe të ndjekin seancën dhe se kushtet hapësinore nuk lejojnë të ketë më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button