ARMAGEDONI

Çfarë di për Armagedonin?

Ajo është një ngjarje e madhe dhe luftë shkatërruese..

Ajo është betejë strategjike e cila është shumë afër …

Ajo është luftë botërore e aleatëve, të cilën e presin të gjithë banorët e tokës

Ajo është luftë politike fetare.

Ajo është betejë e madhe në të cilën do të marin pjesë shumë palë(Dragon War)

Ajo është lufta më e madhe dhe më e fuqishme në histori

Ajo është fillimi i fundit

Ajo është luftë para të cilës do të mbretërojë “paqe e birshtë” në të cilën njerzit do të flasin se është vendosur paqa.

Ajo është beteja armagedon.

Emri Armagedon është me prejardhje hebraike, ndërsa përbëhet prej dy fjalëve: ar që do të thotë kodër, dhe Mageddon që është emri i një lugine në Palestinë. (Shiko “Vështrim mbi librin e shenjtë e Danielit” të Embadistoresit).
Hapësira e betejës do të përfshijë prej Mageddonit në veri e deri në Idom në jug. Largësia ndërmjet këtyrë dy vendeve është afër 200 milje.Hapësira e betejës do të jetë prej detit Mesdhe në perëndim e deri tek kodra Muhab në lindje, që arrin afër 100 milje.(Shiko Parashikimet dhe politika e Xheris Halelit fq 52)
Analitikët ushtarakë mendojë se ky vend ka pozitë strategjike prej të cilit, ai i cili e pushton këtë shumë lehtë dhe mund të pengojë invazionin e armikut.
Fjala Armagedon është e njohur dhe në librat e krishterëve dhe hebrejve dhe në literaturën shkencore të tyre që do ta sdudiojmë në vazhdim të librit.
Nëse përmendim transmetimet e pasuesve të librit, hebrejve dhe krishterëve, nuk kemi kurrfarë risie ose bidati sepse Muhamedi a.s thotë “Transmetoni prej meje, qoftë dhe një ajet”. Dhe lajmëroni prej beni israelitëve (cdo gjë që nuk është në kundërshtim me Kuranin) sepse në të nuk ka pengesa. Kuptohet, kusht për të marrë dicka prej tyre është kujdesi e cila sduhet të bie ndesh më saktësinë hyjnore të Kuranit.Sepse disa pjesë të tyre ato i kanë shtrembëruar për të cilat na ka njoftuar Allahu në Kuran dhe disa pjesë janë të sakta të cilat shikohen në bazë të kriterit të saktësisë Librit të Allahut Kuranin famëlartë.Cdo gjë e tyre që bie në ndesh me Kuranin dhe mësimet tona profetike atëherë ajo është pjesë e devijuar nga duart njerzore dhe atë nuk e pranojmë. I dërguari i Allahut thotë “Kur tju drejtohen ithtarët e librit, mos e pohoni vërtetueshmërine e tyre e as mos i coni në gënjeshtër”.

Armagedoni ndermjet muslimanëve dhe ithtarëve te librit

Dëshmitë e ithtarëve të librit

1 Në librin Apokalipsi 16/16 thuhet “ Dhe i mblodhën në një vend që në hebraisht quhet armagedon.

2) Në librin Mungesa fetare në politikën amerikane thuhet se shtatë kryetarë amerikanë kanë besuar në betejën e Armagedonit

3) Ish kryetari amerikan Regan ka thënë : “Kjo gjeneratë është gjeneratë e cila do ta shohë armagedonin”

4) “… gjithcka do të zhduket për disa vjet … .Do të ndodhë betejë e madhe me përmasa botërore, beteja e Armagedonit apo thjesht Mageddonit.(nga libri “Drama për përfundimin e botës” Arol Robertson dhe “Përfundimi i madh i rruzullit tokësor “ Halins

5) Xhimi Svaxhet thotë” Do të kisha dashur të them do të arrijmë paqe, por jam i bindur se Armagedoni po vjen.Me të vërtetë ai është i pashmangshëm ndërsa do të ndodhë në luginën Mageddon.Mund të nënshkruajmë një marrëveshje për paqe cfarë të duan, por me atë nuk arrihet asgjë.Po vijnë ditë të zeza.(Nga libri Premtimi i vërtetë premtimi i rrejshëm. )

6) Xhiri Fulvil, lideri i sektit radila; krishter thotë: Armagedoni është i vërtetë.Ajo është një e vërtetë shumë e komplikuar, por falenderojmë Zotin që do të ndodhë para fundit të jetës.(Parashikimi dhe Politika)

7) Skofildi ka thënë: Me të vërtetë të krishterët e sinqertë duhet të përshëndesin këtë ngjarje sepse me këtë fillon beteja përfundimtare Armageddon në të cilin Jezusi do të ngrihet nga vranësira, do të shpëtohen dhe nuk do të ndjejnë kurrfarë vuajtjesh sikur të atyre që gjenden nën ta.(Parashikimi dhe Politika)

8) Xheris Halsel, Shkrimtar amerikan thote: “Ne si të krishterë besojmë fuqishëm se historia e njerzimit do të përfundojë me betejën e cila quhet Armageddon.Ajo betejë do të jetë e kurorzuar me kthimin e Jezusit i cili do të gjykojë për të gjithë të gjallët dhe të vdekurit e njëjtë”. .(Parashikimi dhe Politika)

Kjo është vetëm një pjesë e asaj të cilët thonë ithatrët e librit duke besuar në Armagedonin dhe bindja e tyre se kjo do të ndodhë shumë shpejt.Kush dëshiron më gjerësisht të njihet me mendimet e tyre le ti drejtohet librave që i përmendëm më lart.

Muslimanët dhe Armagedoni

Çudi shohim shumë dëshmi të ithatrëve të librit të cilët vërtëtojnë Armagedonin, dhe kjo është e vërtetë e jo fantazi.Nga ana tjetër ekzistojnë muslimanë nuk dinë për Armagedonin e as nuk e dinë kuptimin e këtij emri.Me këtë ne nuk pretendojmë kuptimin gjuhësor të këtij emri, por në rast se cfarë paraqet ai dhe në cfarë na udhëzon, ndërsa ajo ka rëndësi shume, shumë.
Disa shkrimtarë muslimanë kanë shkruar disa artikuj të caktuar për këtë temë të cilat bazohen në analiza ideore për ngjarjet historike dhe në realitetin politik aktual.Ata kanë përfunduar:
Se kjo betejë vendimtare është shumë afër dhe se kanë filluar përgatitjet që të ndodhë;
Se Ajo do të jetë luftë atomike me përmasa botërore dhe me rëndësi të madhe strategjike;
Se hebrejtë në atë betejë do të munden terësisht.

Në këto konstatime ne themi:
Pajtohemi me këtë që është është thënë!Pra beteja e Armagedonit është e vërtetë dhe ngjarja e saj është shumë e shpejtë, madje ekzistojnë divergjenca për detajet e betejës si dhe rrjedhën e saj.Është e sigurtë që do të këtë luftë e aleatëve botërorë, muslimanëve dhe të krishterëve (Evropës dhe Amerikës) kundër palës tjetër të cilën ne e kemi të panjohur dhe për të cilën Muhamedi a.s thotë: “Armik nga ata ” Pala tjetër, shikuar nga situatat e tanishme nuk mund të jetë askush përvec bllokut lindor-komunist ose shitët.Kushdo që të jetë, fitorja do të jetë në anën tonë.Sa i përket hebrejve, ne nuk kemi të dhëna se cfarë do të jetë roli i tyre në këtë luftë, por është e sigurtë se ata do të ndezin zjarrin e luftës së betejës në të cilin do të vdesin dy e treta e hebrejve ashtu sic pretendojnë ithtarët e librit(Zekeria 13/8 Ezeikel 39/12)
Pjesa e tretë do të vdesin në luftë kundër muslimanëve gjatë kohës së Mehdiut, dhe atë të Isai a.s i cili do të mbysë Dexhallin.Muhamedi a.s për këtë betejë .Do të arrini marrëveshje me romakët dhe ju bashkë me ata do të luftoni kundër një armiku të përbashkët.Do të fitoni luftën dhe do të arrini placka lufte pastaj do të arrini në një livadh kodrinor ku njëri prej romakëve do të ngrejë kyrqin e do të thotë : “Fitoi Kryqi” atëherë do të ngritet një musliman dhe do ta vrasë atë.Do të pasojë tradhtia e Romakëve dhe do të vijë deri në një betejë e përgjakshme.Ata do të tubohen nën tetëdhjetë flamuj, ndërsa në secilin flamur do të ketë 12000 .
Nga teksti i hadithit të lartëpërmendur shihet qartë se do jenë dy luftra.Lufta e parë botërore do të jetë Armagedoni për të cilin kanë dëgjuar të gjithë dhe të cilin e presin të gjithë, ndërsa lufta e dytë është beteja e përgjakshme apo sipas disa transmetimeve, beteja më e madhe e përgjakshme e cila njihet ne Islam me emrin “Lufta e thertores”. Ajo është luftë ndërmjet muslimanëve dhe romakëve të kohës së sotme Europës dhe Amerikës, e cila do të ndodhë menjëherë mbas Armagedonit, ndërsa shkak do të jetë tradhëtia e romakëve.Pra Armagedoni ose Lufta e thertores do të jetë lufta e parë e cila po na pret, në të cilin do të zhduket i gjithë aramatimi bërthamor konvencional i cili ekziston sot në botë ashtu sic do ta shpjegojmë në kapitullin e tretë.Pas kësaj njerzimi do të kthehet në luftëra me armatim të vjetër, sic janë shpatat, shtiza etj.Kjo nuk duhet të na cudisë sepse është ligj natyror se të gjitha civilizimet kanë përjetuar shkatarrimin pasi ishin në lulëzimin e tyre.Ky civilizim në shekullin e XX ka përjetuar zenitin e tij.Është filluar të flitet për luftën yjeve! Subhanallah e cka vjen pas ngritjes, përvec se shkatarrimi!?Ajo është shumë afër, ndërsa përgatitjet për Armagedonin po sillen rreth palestinës në të cilin do të marrin pjesë një numër i madh ushtarësh.Ithtarët e librit thonë se do të marrin pjesë rreth 400 milionë ushtarë në atë betejë.Për këtë flet më qartë libri parashikimi dhe politika e shkrimtarit amerikan Xheris Haslit në të cilin gjendet dhe harta e vendit të betejës dhe sqarime shtojcë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button