Demokracia të çon në veprime strategjike

Shpesh  kuptohet se politika nuk merr vetëm me vendime kushtetuese e Republikën e Kosovës  aktoret politikë, i përdorin institucionet e krijuara, grupet, partitë dhe individët i shfrytëzojnë kanalet zyrtare dhe jozyrtare, për të nxitur interesat e tyre ose për të luftuar për çështje dhe parime të cilave u besohej. Ata përpiqen që të ndikojnë në vendimet dhe zbatimin e tyre. Kjo është pjesë e politikës së përditshme, në këtë rast flitet për vendime strategjike.

Demokracia të çon në shumë raste në veprime strategjike, kjo ndodh kur zgjidhet vija dhe caktimi i kandidatët në partitë e ndryshme politike, kur votohen në organet vendimmarrëse, në negociata për qeverinë dhe koalicionet, në detyrat e qeverisjes, në punë e komisioneve në seanca dëgjimore, në veprimtarinë e lobeve etj. Mjetet janë të shumta, votime, shfaqje mendimesh, premtime dhe kërcënime, demonstrime force, dhe manovrime taktike. Politika e përditshme merr nganjëherë forma jo të rregullta ,këto mund të jenë, greva të përgjithshme, mosbindja e qytetare, përleshje në rrugë dhe që drejtohen kundër autoriteteve që vjen prej tyre. Është e përbashkët për veprime të tilla ,është se aktorët qëndrojnë jashtë rregullave kushtetuese.

Format e tyre bëhen më të parregullta, kur ka përpjekje për një komplotistë dhe grupe të nxitura shpesh nga parregullsitë anti kushtetuese, dhe në këtë rast politika e përditshme del mbi politikën krijuese. Nuk mund të ketë vendime strategjike, në qoftë se nuk ka objektiva dhe politika ka shumë të tilla në Kosovë.

Më të rëndësishmet janë idealet etike, si ato të aktivistëve të të drejtave qytetare në SHBA në vitet e 60-ta.Pavarësisht se çfarë objektivash kanë aktorët politikë, duhet të zgjedhin mjete dinjitoze, në qoftëse objektivat i marrin seriozisht. Në qoftë se mendon për ndonjë gjë dhe nuk kënaqen vetëm duke menduar, por do që të arrihet diçka. Është e nevojshme të mendosh se si do të ndikosh te të tjerët. Të menduarit në mënyrë institucionale është një element i rëndësishëm i trajtimit strategjik në politikë. Ndonjëherë aktorët strategjik sillen në mënyrë të hollë, por jo gjithmonë. Opozita AAK, VV dhe NISMA   kanë  zgjedhje strategjike që kanë si qëllim që të ndalojnë aktorët ,të arrijnë qëllimet e tyre në mënyrë cinike dhe të papranueshme për shoqërinë Kosovare dhe vet shtetin e Kosovës me këto struktura destruktive  te koalicionit qeverisëse të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button