Lajm sa për joshje të publikut, pa përgjegjësi profesionale

[Recension: Dehari dhe Sela bashkë ?!]

Shembull adekuat se si funksionon gazetaria që ua jep këtë nam të keq portaleve. Përgjegjësia profesionale në këtë “lajm” mungon tërësisht. Që të mund ta vlerësoni se si është vepruar në përpilimin e tekstit, do t’ua thjeshtësojmë përmes analizës së tij nga disa aspekte të funksionimit të gazetarisë profesionale.

Fillimisht, në tekst spekulohet se dy figurat e apostrofuara janë shfaqur bashkë dhe se detajet nuk dihen. Po, pse duhet publiku të lexojë një gjë të tillë, derisa është e qartë se në këtë rast, detajet e takimit janë më me rëndësi se vetë takimi? Pavarësisht se përmenden dy emra, në tekst nuk thuhet askund e as vërehet se është kërkuar qëndrim nga njëra ose pala tjetër. Artikulli është “spin” (keqinterpretim i lajmit) dhe spekulim joprofesional.

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari dhe kryetari i Strugës, Ziadin Sela janë shfaqur në një foto bashkë, por nuk dihen detajet e këtij takimi dhe se a ka të bëjë me mundësin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të tyre, informon INA.

Dehari dhe Sela bashkë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Dehari dhe Sela bashkë ?!”
Data dhe koha e publikimit: 11.03.2016
Data e recensionit: 13.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Sfondi është shumë me rëndësi, por jo një si ky. Derisa flitet për dy figura politike dhe një bashkëpunim të mundshëm mes tyre, cila është arsyeja që autori nuk ka kërkuar qëndrim nga palët e apostrofuara?! Lexuesi duhet ta kuptojë se gazetaria profesionale është ajo e informimit të balancuar dhe objektiv.

Sela dhe Dehari janë dy kryetarët që falë bashkëpunimit dhe unifikimit të gjithë shqiptarëve, përfshirë diasporën fituan në këto komuna, duke përjashtuar flamujt partiak. Por nuk bëhet e ditur se a do të ketë përafrim të këtyre dy figurave politike shqiptare. Dehari së fundi ka ftohur marrëdhëniet me kreun e BDI, për shkak të pakënaqësisë me politikat e saj dhe koalicionin me VMRO-DPMNE. (INA)

Ajo që po ashtu e nxjerr artikullin nga binaret e gazetarisë është keqpërdorimi dhe keqinterpretimi i fotografisë së bashkëngjitur në lajm. Pa leje paraprake dhe duke mos e pyetur fare autorin e saj (Shërbimi për verifikimin e fakteve e ka konfirmuar nga personi që ka publikuar fotografinë vallë është pyetur për huazimin e fotografisë), është marrë fotografia nga një profil në rrjet social dhe është publikuar. Praktikat të tilla bëjnë shkelje të privatësisë, pavarësisht se është publikuar në një rrjet social ku shumica e të dhënave janë publike, sidomos në qoftë se në botimin nuk dëshmohet interesi publik. Autori i fotografisë i njohur për Shërbimin e Verifikimit të Fakteve në Media, konfirmoi se fotografia është bërë gjatë një takimi krejtësisht të rastësishëm.

Përapëseprapë, artikulli me të drejtë ngre disa çështje, që do të mund të bënin takimin mes dy kryetarëve të komunave fqinje shumë relevant. Është punë e gazetarit të (para)informojë lexuesit për atë që mund të ndodhë dhe të rezultojë nga një takim i tillë mes dy të apostrofuarve. Për fat të keq, ai nuk sjell fare hollësira nga ky takim. Ndoshta sepse të tilla as që ka pasur, sepse nuk bëhet fare për takim në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Andaj, pa elementin e interesit publik, marrja pa leje e fotografisë nga personi që ka publikuar të njëjtën dhe mostheksimi i emrit tij si burim ose autor i së njëjtës, bën shkelje të etikës gazetareske dhe paraqet bazë për akuza mbi keqpërdorimin e të dhënave personale ose shkelje të të drejtave të autorësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button