Brazil: Avioni privat rrëzohet mbi një vendbanim, shtatë të vdekur

Shtatë persona e humbën jetën, ndërsa një u plagos pas rrëzimit të një avioni privat në një lagje banimi në qytetin Sao Paolo të Brazilit.

Avioni, në pronësi të ish-drejtorit ekzekutiv të kompanisë udhëheqëse botërore të minierave Vale Roger Agnelli, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti në qytetin verior brazilian.
Në aksident jetën e humbën ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë Roger Agnelli, gruaja e tij, dy fëmijët dhe bashkëshortët e tyre.

Sipas zjarrfikësve, në fatkeqësinë përveç gjashtë pasagjerëve jetën e humbi edhe piloti, përderisa një gruaje është plagosur mbi shtëpinë e së cilës ra avioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button