“Vendimi i Rusisë për tërheqje mund të ketë plane të pista”

Tahsin Hoshkar, përfaqësuesi për Turqinë në Brigadën Sultan Abdulhamit Han e cila lufton në Malin Turkmen (Türkmendağı) në Siri tha se e “kanë pritur me habi” vendimin e Rusisë për tërheqjen e trupave nga Siria. Ai u shpreh se ata janë të shqetësuar se në këtë mund të fshihen plane të pista, raporton Anadolu Agency (AA).

Hoshkar në deklaratën për gazetarin e AA-së në lidhje me luftën e brendshme në Siri e cila tashmë ka mbushur 5 vite tha se kjo është një periudhë e mbushur me kujtime të hidhura.

Ai vuri në dukje se pavarësisht mundësive të kufizuara ata kanë luftuar me fuqi të mëdha globale dhe të teknologjisë. “Vendosmëria e luftës për liri e cila ka nisur në mars 2011 vazhdon pa ndërprerje. Bombat mund të vrasin njerëzit por nuk mund të vrasin vendosmërinë në shpirtin tonë. Pesë vitet e kaluara në Siri janë pamje e një nga luftëra më të mëdha të qindvjeçarit të fundit”, tha Hoshkar.

Sipas tij, opozitës nuk i është ofruar asnjë ndihmë qoftë edhe sa një e dhjeta e mbështetjes ushtarake dhe financiare që i është dhënë regjimit. Ai ka mbrojtur idenë e tij se sikur opozitës ti jepej një mbështetje regjimi do të ishte rrëzuar brenda një kohe të shkurtër.

– “Largimi i Asadit çështje momenti”

Hoshkar më tej thotë se “Jemi dëshmitarë të një lufte botërore ku janë përdorur armë kimike, ku janë goditur me bomba nga toka dhe ajri fëmijët dhe gratë. Është një luftë dhe persekutim 5 vjeçar që do të kalojë në histori. Pavarësisht çdo gjëje, largimi i Asadit është çështje momenti sepse përballë fuqisë së popullit nuk mund të qëndrojë asnjë fuqi. Neve nuk na ka mbetur siguri tek askush përveç Zotit dhe Turqisë. Për të përcaktuar vetë fatin tonë ne do të luftojmë deri në ushtarin e fundit”, thotë Hoshkar.

– “Tërheqjen e Rusisë e shohim me shqetësim”

Duke potencuar se e “kanë pritur me habi” vendimin e Rusisë për tërheqjen e trupave në Siri ai tha se ata “janë të shqetësuar se pas kësaj mund të fshihen plane të pista”

Hoshkar u shpreh mes tjerash se pavarësisht çdo gjëje ata janë të kënaqur nga ky vendim. “Edhe pse e pakët kjo i dha moral popullit tonë. Ndërsa ka thyer moralin e mbështetësve të Asadit. Nga kjo tërheqje mund të ketë arsye të shumëllojshme. Ndoshta Rusia nuk ka dashur që të zhytej edhe më shumë në baltë. Një tjetër element që mund të ketë ndikuar është se ajo mund të nododhet në një situatë të keqe ekonomike. Gjatë këtyre 5 viteve të kaluara kemi pësuar shumë zhgënjime. Shpresojmë që edhe këtë herë të mos përjetojmë të njëjtën gjë”, tha Hoshkar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button